Kadrijaj: I them Avdullah Hotit se koalicioni AAK-PSD është parimor, e jo i frikës

Aktuale

Kadrijaj: I them Avdullah Hotit se koalicioni AAK-PSD është parimor, e jo i frikës

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 18:06
Time Kadrijaj

Tashmë partitë ne vend kanë marrur  sinjalin se mund të fillojnë përgaditjet për zgjedhjet në vend.

Në këto përgaditje nuk po mungojnë as koaliconet, ku koalicionet e fundit në vend kanë ngjallur reagime të shumta se kush mund të jenë të parët në garë.

LDK-ja është partia e cila pretendon se do të garoj e vetme në këto zgjedhje.

Avdullah Hoti nga radhët e LDK-së ka komentuar koaliconet e fundit në vend ku sipas tij, koalicionet AAK-PSD e Nisma-AKR shihen  si koalicione  të  frikës.

Hoti ka theksuar se këto  parti që kanë hyrë në koalicion të gjitha kanë qenë të rrezikuar për të kaluar pragun në zgjedhjet të cilat priten të mbahen.

Ndërkaq Time Kadrijaj nga radhët e AAK-së tha se koalicionin AAK-PSD nuk e sheh koalicion të frikës por një koalicion parimor që siç thotë ajo këto dy parti kanë punuar së bashku mirë.

Koalicioni që ka bërë AAK-ja  me PSD-në i them Avdullah Hotit, se ky nuk është koalicion i frikës por është një koalicion parimor sepse kemi qëndrime të përbashkëta, kemi punuar së bashku mirë edhe gjatë mandatit të kaluar  dhe mendojmë që së bashku do të jemi të parët. Është pritur çështje kohësh të ndodhë ky koalicion. Vendimet që ka marrur Haradinaj i ka bërë që ai të rritet si Haradinaj, dhe ka një numr të madh që dëshirojnë të i bashkohet AAK-së”, ka folur Kadrijaj në një prononcim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat