Muharrem Nitaj me “ultimatum” për Hashim Thaçin

Aktuale

Muharrem Nitaj me “ultimatum” për Hashim Thaçin

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 19:10
Muharrem Nitaj

Zyrtari i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka reaguar sot ndaj Presidentit Hashim Thaçi për vonesën e emërimit nga ana e tij të anëtarit të KQZ-së nga radhët e AAK-së.

Ai, përmes një postimi në Facebook ka thënë se është e pakuptueshme që Presidenti Thaçi ende nuk e ka emëruar anëtarin e dërguar nga AAK në KQZ.

“Presidenti duhet të veprojë sepse zgjedhjet janë në prag!”, ka thënë ai.

Ja shkrimi i tij:

Presidenti ta emeroje kandidatin e AAK-se ne KQZ

Eshte e pakuptueshme qe Presidenti i Vendit, Hashim Thaçi, nuk e ka emeruar hala anetarin e KQZ-se, nga radhet e AAK-se. Ka kohe qe Aleanca e ka derguar kandidatin e vet per KQZ dhe kjo nuk ka ndodhur. Ai dite me pare e emeroi kandidatin nga radhet e PDK-se, por nuk veproi njejte me kandidatin e AAK-se. Presidenti duhet te veproje sepse zgjedhjet jane ne prag! 
MN

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat