Lajm i keq për Lufti Hazirin: Edhe ky zyrtar i LDK-së propozon Vjosa Osmanin kandidate për kryeministre

Aktuale

Lajm i keq për Lufti Hazirin: Edhe ky zyrtar i LDK-së propozon Vjosa Osmanin kandidate për kryeministre

Nga: N.H Më: 24 gusht 2019 Në ora: 19:26
Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani

Rrahim Morina, kryesues i Kuvendit të Komunës së Malishevës dhe njëherit zyrtar i LDK-së, ka dalë haptazi në përkrahje të Vjosa Osmanit si kandidate për kryeministre.

Ai thotë se Osmani është shumë e qëlluar dhe që mund t’ia siguroj fitoren LDK-së.

“Vjosa Osmani kandidatja potenciale dhe shumë e qëlluar që mund t’ia siguroj fitoren LDK-së në Zgjedhjet Parlamentare 2019”, shkruan ai në llogarinë e tij në Facebook.

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur takimin e Kryesisë për të përzgjedhur mandatarin e ri për kryeministër.

Vjosa Osmani nuk ka treguar nëse do të jetë kandidate për kryeministre.

Ajo tha se kjo do të bëhet e ditur përmes një konference që do ta mbajë LDK-ja.

Ndërsa, sot Arban Abrashi është zgjedhur Sekretar Organizativ i Partisë Lidhja Demokratike e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat