“Ambasadori Reka mbështet Vetëvendosjen, mund ta bëjë ndryshimin në Kosovë” - Bota Sot
“Ambasadori Reka mbështet Vetëvendosjen, mund ta bëjë ndryshimin në Kosovë”

Aktuale

“Ambasadori Reka mbështet Vetëvendosjen, mund ta bëjë ndryshimin në Kosovë”

Nga: A.SH Më: 24 gusht 2019 Në ora: 20:26
Blerim Reka dhe Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka pritur në takim Ambasadorin, Blerim Reka.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i kësaj partie, i cili ka bërë të ditur se, me Rekën u pajtuam se pas tri dekadash të tranzicionit post-konfliktual, erdhi koha për tranzicion post-korruptiv të rajonit, meqenëse korrupcioni mbetet kërcënim strategjik dhe derë e hapur për fuqitë jashtë komunitetit Euro-Atlantik.

Postimi në Facebook:

Ambasadori Reka mbështet VETËVENDOSJE!-n

Sot prita Ambasadorin, Prof. Dr. Blerim Reka, me të cilin biseduam për gjeopolitikën ballkanike në prag të zgjedhjeve në Kosovë. U pajtuam se pas tri dekadash të tranzicionit post-konfliktual, erdhi koha për tranzicion post-korruptiv të rajonit, meqenëse korrupcioni mbetet kërcënim strategjik dhe derë e hapur për fuqitë jashtë komunitetit Euro-Atlantik. Konstatuam se janë shpresëdhënëse qëndrimet e reja të faktorit ndërkombëtar mbi reciprocitetin dhe simetrinë lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi, e që mungonte gjatë dialogut shtatë vjeçar të Brukselit. Lëvizja VETËVENDOSJE! mund ta bëjë ndryshimin aq të pritur në Kosovë, tha ambasadori Reka duke na dëshiruar sukses në zgjedhje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...