Kurti: E vlerësoj shumë Rugovën, nuk shkoj te varri i tij veç pse njerëzit e LDK-së insistojnë

Aktuale

Kurti: E vlerësoj shumë Rugovën, nuk shkoj te varri i tij veç pse njerëzit e LDK-së insistojnë

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 21:16
Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, asnjëherë nuk e ka vizituar varrin e liderit gjatë viteve të ’90-ta dhe Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Gjithmonë është diskutuar pse Kurti refuzon ta nderojë te varri i Rugovës, e kreu i VV’së që është edhe kandidat i kësaj partie për Kryeministër ka dhënë shpjegimin e tij.

“Nuk kam shkuar të varri për shkak se njerëzit e LDK-së, që më së paku kisha dashtë me ma kërku,   insistonin që unë të shkoj  tek varri i tij. Ai është një gjest simbolik që unë nuk dua të ia jap vlerën artificiale.  Njerëzit e LDK’së e bënin këtë veprim që ma pamundësonin atë vizitë”, ka thënë Kurti.

Ai thotë se për të nuk kanë shumë rëndësi veprimet simbolike, por për të është e rëndësishme që të punohet mirë për vendin.

”Unë nuk them kurrë për gjestet e tilla simbolike. Edhe kur të vdes unë një ditë, fare të mos më vijnë tek varri, vec le të punojnë. Ne e respektojmë njëri-tjetrin, jo tek varri, por tek jeta. Rugova ka qenë insistues për liri e pavarësi. Konsistenca e tij do të mbetet shumë e vlerësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat