Evgjeni Thaçi: Albin Kurti s’ka guxim të kandidojë për Kryeministër, i përkulet dhe vardiset LDK-së

Aktuale

Evgjeni Thaçi: Albin Kurti s’ka guxim të kandidojë për Kryeministër, i përkulet dhe vardiset LDK-së

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 21:44
Evgjeni Thaçi

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Evgjeni Thaçi ka reaguar pas deklaratave të sotme të kreut të Vetëvendosjes Albin Kurtit, se ai nuk e ka të domosdoshme postin e kryeministrit ku vihej në pikëpyetje koalicioni me LDK-në.

Evgjeni Thaçi e cila është dhe njëherit mbesa e presidentit Hashim Thaçi, përmes facebook ka shkruar se Albin Kurti s’ka guxim të kandidojë për postin e kryeministrit vetëm se ka përkulje dhe vardisje ndaj LDK-së.

”Ska guxim te kandidoje per postin e kryeministrit 

Perkulje e vardisje ndaj LDK-se 

Mburrje per aderime te personazheve sa qesharake aq edhe tragjike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat