Si i korruptoi Albin Kurti të burgosurit serb

Aktuale

Si i korruptoi Albin Kurti të burgosurit serb

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 00:54
Albin Kurti

Gjatë emisionit n’Konak, Albin Kurti foli edhe për një moment shumë të mirë të jetës së tij.

Sa të mirë aq edhe interesant, kur në kohën sa ishte në burg arriti bashkë me disa të tjerë të korruptonin të burgosurit serb.

“Moment shumë i mirë është ajo kur për pakot e cigareve në burg merrnim romane nga bibloteka dhe i korruptonim të burgosurit serb të cilët merrnin duhan e na sillnin libra”

Në fakt, ky është momenti më i gëzueshëm që ka përjetuar Albin Kurti.

“Momenti i veçant është paketa e madhe me libra dhuratë nga Riza Xhakli prej pavilonit të shtatë në pavilonin gjashtë, është absurde se si njeriu në kushte të vështira ka gëzim marramendës, unë në liri kam shumë gëzime të cilat mbase kur mblidhen ja tejkalojnë edhe atij, por gëzim të atillë sikur aj është asi lloj gëzimi nuk besoj që ka pasur ndokush tjetër ndonjëherë, e aq më pak unë të kem sërish”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat