Edhe sot pritje të gjata të mërgimtarëve për ta kaluar kufirin në Merdare - Bota Sot
Edhe sot pritje të gjata të mërgimtarëve për ta kaluar kufirin në Merdare

Aktuale

Edhe sot pritje të gjata të mërgimtarëve për ta kaluar kufirin në Merdare

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 08:17
Ilustrim

Edhe mëngjesin e së dielës vazhdojnë pritjet e gjata të qytetarëve në pikë kalimet kufitare me Serbinë, për të dalë nga Kosova.

Sipas të dhënave të orës 07:00 të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdare kolona e mjeteve për të dalë nga Kosova është 1.2 kilometra e gjatë, ndërsa pritjet shkojnë deri në pesë orë. Për të hyrë nga Serbia në këtë pikë kalim kufitar, pritjet janë deri në dhjetë minuta, ndërsa kolona vetëm 50 metra e gjatë.

Ndërsa në pikë kalimet tjera kufitare ka fluks më të ulët. Në  Mutivodë pritjet për të dalë janë deri në 30 minuta, kurse te Dheu i Bardhë 20 minuta.

Në pikë kalimet e tjera kufitare me Serbinë dhe vendet e tjera përreth nuk ka pritje.

Për të përcjellur gjendjen në kohë reale në të gjitha vendkalimet kufitare të Kosovës me vendet fqinje klikoni në faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...