Haradinaj përkujton Ismet Jasharin - Bota Sot
Haradinaj përkujton Ismet Jasharin

Aktuale

Haradinaj përkujton Ismet Jasharin

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 09:37
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj në 21 vjetorin e rënies së Ismet Jasharit ka thënë se ai erdhi nga Kumanova në mbështetje të lirisë dhe çlirimit të vendit.

Haradinaj ka kujtuar të gjithë dëshmorët e Brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut, që me krenari mbajti emrin e komandant Kumanovës.

“Kujtojmë betejat dhe përpjekjet e kësaj brigade të lavdishme, në mbrojtje të pozicioneve të luftës dhe popullatës së zhvendosur në Malet e Berishës dhe dëshmorët që ranë në ofensivat e gushtit, Habib Zogaj, Gani Kastrati, Nuhi Mazreku, Afrim Buçaj, dhe Zenun Mataj nga Baballoqi. Lavdi e përjetshme”, ka thënë ai.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...