SHIK-u brenda LDK-së, e konfirmojnë nga PDK-ja: Paralajmërimi ka qenë me kohë!

Aktuale

SHIK-u brenda LDK-së, e konfirmojnë nga PDK-ja: Paralajmërimi ka qenë me kohë!

Nga: A.M. Më: 25 gusht 2019 Në ora: 10:00
Armend Zemaj, Driton Selmanaj dhe Arben Gashi

Botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook,  ka thënë se edhe kësaj radhe SHIK-u ishte shumë aktiv në LDK, e cila udhëhiqet nga lideri i saj, Isa Mustafa.

Gjithashtu, ai ka komentuar edhe lënien jashtë listës të tre personave më të zëshëm të LDK-së.

“Për Armend Zemajn, Arben Gashin e Driton Selmanajn nuk pati vend Kryesinë e LDK-së, për të vetmen arsye, se iu penguan strukturave të SHIK-ut brenda për brenda LDK-së”, shkruan Mazrekaj.

Ndërsa, Zyrtari i lartë i PDK-së, Gani Koci, e ka konfirmuar që në LDK është aktivë SHIK-u. Këtë e ka bërë të ditur, përmes një postimi në Facebook, ku ka shpërndarë lajmin e “Bota sot”.

Ai ka shkruar se paralajmërimi ka qenë me kohë .

Postimi i plotë:

Paralajmërimi ka qenë me kohë!

Tash vllaçitni!

S'ka ciu, ciu....!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat