Zbulohet plani i Serbisë për ndarjen e veriut të Kosovës

Aktuale

Zbulohet plani i Serbisë për ndarjen e veriut të Kosovës

Nga: Albatrit Ismaili Më: 25 gusht 2019 Në ora: 10:18
Harta e Kosoves

Beograd - Qeverinë Serbe po e tmerron fakti që serbëve të veriut të Kosovës mundet ti jepet Autonomi e zgjeruar, nga frika e efektit domino tek pakicat jo serbe në Sanxhakë , Luginën e Preshevës dhe Vojvodinë, të cilat do të ndjekin hapat e serbëve në Veri dhe fakti i krijimit të mundshëm të krahinave autonome brenda shtetit Serbë ka nxitur Qeverinë serbe të dal me plan të ri për Kosovën , duke kërkuar ndarjen e veriut si opsionin më të qëndrueshëm.

Qeveria Serbe duke ditur reagimin e mundshëm të Shqiptarëve, heshturazi po përgatitet për copëtimin e Luginës së Preshevës .

Çfarëdo shkëmbimi i mundshëm i territoreve me Kosovën , për Serbinë do të ishte i papranueshëm nëse dy pikat strategjike liqeni i Gazivodës në veri dhe linja hekurudhore Beograd -Athinë pjesa në Luginën e Preshevës nuk do të kontrolloheshin nga Serbia.

Prandaj Qeveria Serbe, nëpërmjet infiltrimit dhe stimulimit ka ndihmuar "fitoret" e partive politike në Luginën e Preshevës që shtrihen në nivele lokale , duke sabotuar dhe minuar të gjitha tentimet për krijimin e institucioneve regjionale që Luginën e paraqesin si regjion në vete.

Epiqendra e planit të ri serb mbetet qyteti i Bujanocit si pika strategjike e kontrollit të Korridorit 10 , hekurudhës Beograd-Athinë, linjave të tubacionit Rusë të gazit "Lidhja Jugore" dhe zonës ku do të hapet kanali ujor Danubë-Deti Egje.

Aty me ndihmën e bazës ushtarake "Cepotin" dhe mbështetjes qeveritare serbe , Serbët lokal nxisin tensione etnike duke sabotuar vazhdimisht bashkëpunimin me Shqiptarët . Me qëllim , copëtimin administrativ të Luginës së Preshevës në dy zona : serbe dhe shqiptare. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat