Pas demarkacionit me Malin e Zi, ky është kushti kryesor për liberalizimin e vizave - Bota Sot
Pas demarkacionit me Malin e Zi, ky është kushti kryesor për liberalizimin e vizave

Aktuale

Pas demarkacionit me Malin e Zi, ky është kushti kryesor për liberalizimin e vizave

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 11:23
Ilustrim

Në vitin 2016 Komisioni Evropian i kishte vendosur Kosovës dy kushte për liberalizimin e vizave. Njëri ishte ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, dhe kushti i dytë ishte përparimi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Edhe përkundër faktit se Kosova ka ratifikuar marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi, çështja e liberalizimit të vizave ka mbetur ende pezull.

Demush Shaha, Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Politikave Evropian, thotë se arsyeja kryesore pse Shtetet Anëtare nuk i kanë dhënë Kosovës dritën e gjelbër për vizat është se Kosova nuk është treguar e suksesshme për këto tre vite në luftën kundër korrupsionit.

“Kosova përmbushi kushtin e parë, d.m.th, miratoi marrëveshjen për ratifikimin e kufirit me Malin e Zi, por asnjë rast i korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar nuk janë përfunduar me sukses”, ka thënë Shasha për edicionin e REL në gjuhën serbe.

Shasha gjithashtu ka rikujtuar edhe qëndrimin e ministrit të Brendshëm të Francës i cili kishte deklaruar se Franca nuk e mbështet liberalizimin e vizave, pasi që Kosova nuk ka përmbushur kushtet, saktësisht atë për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sa i përket kohës se kur mund të ndodh liberalizimi, Shasha e sheh vitin 2020 si vit të heqjes së regjimit të vizave, megjithatë ka një porosi për qeverinë e re që do të vijë në pushtet pas zgjedhjeve që do të mbahen në fund të shtatorit apo në fillim të tetorit.

“Qeveria e re e Kosovës duhet të ketë një qasje më progresive në normalizimin e raporteve me Serbinë, që do të lejonte një vendim pozitiv nga BE-ja për liberalizimin e vizave dhe integrimin evropian të Kosovës”, ka thënë ndër të tjera ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...