Nga PDK-ja sulmojnë gazetën “Bota sot”: “SHIK”-u ka me ua ndrru edhe redaktorët e gazetarët!

Aktuale

Nga PDK-ja sulmojnë gazetën “Bota sot”: “SHIK”-u ka me ua ndrru edhe redaktorët e gazetarët!

Nga: Bota Sot Më: 25 gusht 2019 Në ora: 11:42
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Gjatë mëngjesit të së dielës “Bota sot”, ka publikuar postimin e zyrtarit të lartë të PDK-së, Gani Koci i cili ka konfirmuar se SHIK-u është brenda LDK-së, duke thënë se i kanë paralajmëruar me kohë.

LEXO EDHE: SHIK-u brenda LDK-së, e konfirmojnë nga PDK-ja: Paralajmërimi ka qenë me kohë!

Përsëri, Koci ka publikuar një reagim duke kërcënuar publikisht gazetën “Bota sot”.

Në postimin e tij, ka shkruar “po llapni shumë, ju Gazeta Bota sot, përditë shiku shiku.....!”

Gjithashtu, ka shkruar “Ka me ua ndrru edhe redaktorët e gazetarët!”.

Postimi i plotë:

PDK dhe "SHIK"-u, është kudo!

Po llapni shumë, ju Gazeta Bota sot, përditë shiku shiku.....!

Ka me ua ndrru edhe redaktorët e gazetarët?!

Nuk ka tani ciu ciu!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat