Veseli: Me fondet e kursyera nga lufta kundër korrupsionit, u mbështeten gra dhe vajza që prodhojnë veshje tradicionale - Bota Sot
Veseli: Me fondet e kursyera nga lufta kundër korrupsionit, u mbështeten gra dhe vajza që prodhojnë veshje tradicionale

Aktuale

Veseli: Me fondet e kursyera nga lufta kundër korrupsionit, u mbështeten gra dhe vajza që prodhojnë veshje tradicionale

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 12:22
Kadri Veseli

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, sot ka promovuar trashëgiminë kulturore dhe ka thënë se edhe puna artizanale sjell të ardhura.

Veseli ka vizituar organizatën “Dita”, përfituese e granteve të Ministrisë së Kulturës, ku rreth 50 gra dhe vajza prodhojnë veshje tradicionale.

Ai ka thënë se nga lufta kundër korrupsionit dhe keqpërdorimeve janë kursyer fonde që kanë mundësuar mbështetjen e kësaj organizatë, e cila tani jep kontribut të dyfishtë për të mirën e shoqërisë.

Shkrimi i plotë:

Ruajtja, kultivimi dhe promovimi i trashëgimisë sonë të pasur kulturore është prioritet për ne. Në organizatën “Dita”, përfituese e granteve të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, puna artizanale asnjëherë nuk ndalet. Rreth 50 vajza e gra janë të trajnuara dhe angazhuara për të prodhuar veshje tradicionale, duke siguruar kështu të ardhura nga një segment i veçantë që plotëson nevojat e shoqërisë sonë.

Nga lufta kundër korrupsionit dhe keqpërdorimeve janë kursyer fonde që kanë mundësuar mbështetjen e kësaj organizatë, e cila tani jep kontribut të dyfishtë për të mirën e shoqërisë.

Kjo trashëgimi e çmuar e popullit tonë, jo vetëm që duhet të ruhet dhe përcillet brez pas brezi, por rasti i këtyre vajzave dhe grave dëshmon se mund të shërbejë edhe si vlerë shumë e rëndësishme zhvillimore.

Duke e luftuar korrupsionin, ne do të kursejmë edhe më shumë fonde dhe do të sigurojmë edhe më shumë mbështetje për veprimtari të ngjashme si të organizatës “Dita”, duke ofruar më shumë mundësi e hapësirë për të rinjtë në përgjithësi dhe për vajzat në veçanti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...