Ja çfarë do të nxiste në skenën politike koalicioni LDK-LVV

Aktuale

Ja çfarë do të nxiste në skenën politike koalicioni LDK-LVV

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 13:03
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan me 22 Gusht pro shpërndarjes së kuvendit duke i hapur rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Koalicionet kanë nisur të zyrtarizohen, dhe pak nga pak po kuptohet se kush me kë po shkon në zgjedhje.

Por pa epilog ka mbetur koalicioni më i përfolur opozitar LDK-LVV.

Politologu i njohur në vend Ramush Tahiri në një prononcim ka theksuar se nuk mendon që do të ketë një koalicion parazgjedhor LDK-LVV .

“Jo nuk mendoj se do te ketë koalicion parazgjedhor VV e LDK me gjithë deklaratën e Albin Kurtit se nuk është e domosdoshme të jetë ai kandidat për Kryeministër i këtij koalicioni duke dashur të eliminoj këtë që po paraqitet si pengesë nga LDK”.

Tahiri thekson një koalicion i tillë do të nxiste lëvizjet e PDK-së në drejtim të NISMA-s, PSD-së ose AAK-së

“Unë mendoj se koalicioni parazgjedhor VV me LDK do të nxiste lëvizjen e PDK  dhe koalicionin me NISMEN  apo PSD apo ndoshta edhe me AAK.  Koalicionet zyrtarizohen me datën e regjistrimit në KQZ, prandaj këto të tashmet është shumë e sigurtë se do të mund të lëvizin”

Ky koalicion  bëhet për të fituar zgjedhjet dhe jo për shkak të afërsive ideologjike të dy partive në fjalë thekson politologu Ramush Tahiri.

“Koalicioni VV me LDK po bëhet për të dal subjekt i parë në zgjedhje dhe për të siguruar mundësinë e krijimit të Qeverisë sipas rregullës kushtetuese e jo që krijon afërsi partiake ose të pikëpamjeve. Pra është koalicion anti të tjerëve që i bënë të tjerët edhe të rigrupohen.Zyrtarisht kandidati për kryeministër paraqitet pas qertifikimit të rezultatit të zgjedhjeve dhe ai nuk është e obligueshme sipas ligjit të jetë asnjeri prej emrave që tash kandidohen në fushatë zgjedhore.

Gjatë ditës së djeshme Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur Mbledhjen e Kryesisë po pa arritur të marrë asnjë vendim rreth kandidatin për kryeministër, pas mungesës së Lutfi Hazirit dhe Agim Veliut në këtë mbledhje.

Ndërsa zëdhënësi i kësaj partie Besian Mustafa ka thënë se në mbledhjen e radhës do të diskutohet për koalicionin e mundshëm me Vetëvendosjen si dhe do të konfirmohet kandidatura për kryeministër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat