Nga “hatërmbetja” me VV, Dardan Molliqaj kapet edhe me LDK-në

Aktuale

Nga “hatërmbetja” me VV, Dardan Molliqaj kapet edhe me LDK-në

Nga: A.M. Më: 25 gusht 2019 Në ora: 14:02
Dardan Molliqaj

Ish deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka komentuar kaliimin e kryetarit të Mitrovices, Agim Bahtirit nga AKR-ja në VV.

Si duket Molliqajt i ka mbetur “hatri” nga deklaratat nga deklaratat e zytarëve të Vetëvendosjes, të cilët deklaronin për kryetarët e Komunave të cilat kaluan në PSD, se kanë vjedhur mandatin.

Postimi i plotë:

Agim Bahtiri në VV nuk qenka mandat i vjedhur. Rrafsh 2 vjet na patën lodhur me akuzën e vjedhjes së mandateve. Dhe fundi po e rikuptimëson fillimin ?. Ata ia bëjnë qefin vetes se janë të parët në Kosovë. Ama janë të parët vetëm për hipokrizi, për asgjë tjetër.

As LDK dhe as VV nuk e kanë sigurinë e brendshme as të caktojnë një kandidat për kryeministër, se lëre më për diçka tjetër. LDK po frikësohet nga vetëvetja, kurse VV nga refuzimi i LDK-së.

I vetmi koalicion që ka përcaktim të qartë është PSD-AAK. Ky është i vetmi koalicion që di dhe guxon të realizojë politika për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

#KoalicioniFitues

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat