Vetëvendosje i reagon Dardan Molliqajt për Agim Bahtirin

Aktuale

Vetëvendosje i reagon Dardan Molliqajt për Agim Bahtirin

Nga: D.RR Më: 25 gusht 2019 Në ora: 14:45
Dardan Molliqaj

Sekretari i Vetëvendosjes për marrëdhënie me jashtë, Boiken Abazi, i ka reaguar Dardan Molliqajt pasi ky i fundit kritikoi Vetëvendosjen për lejimin e aderimit të Agim Bahtirit në partinë e tyre, duke e quajtur si vjedhje të mandatit të AKR-së.

Mirëpo Abazi thotë se Agim Bahtiri u tradhtua nga AKR-ja, pasi kjo e fundit i fitoi votat kundër PDK-së, e pas zgjedhje u bë me PDK-në.

Postimi i plotë i Abazit:

Partia e Behgjet Pacollit, AKR, garoi në zgjedhjet parlamentare 2017 në koalicion me LDK-në, kundër koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN) etj. Pra, votat i mori me premtimin se do çonte PDK-në në opozitë. Më tej, pas zgjedhjeve, AKR-ja u fut në koalicion me PDK, duke hyrë në qeverinë shumëpartiake PAN, e duke e shndërruar këtë të fundit në PANA. Tash që një ekspontet i AKR-së ka ardhur në VETËVENDOSJE! është hedhur pretendimi se ky i fundit paska vjedhur votat apo tradhtuar. AKR-ja mori mandat nga qytetarët kundër PDK-së, i vodhën ato mandate, e tradhëtuan elektoratin, dhe ia çuan votat PAN-it. Ata që vinë nga AKR-ja në VETËVENDOSJE! nuk vjedhin e tradhëtojnë elektoratin por krerët matrapaz të AKR-së. Në matematikë, shumëzimi i një numri negativ me një numër tjetër negativ jep një numër pozitiv. Në politikë, të tradhtosh tradhtinë është vlerë dhe emancipim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat