“Zhduket” Aida Dërguti: A po e përkrah ajo koalicionin AAK-PSD?

Aktuale

“Zhduket” Aida Dërguti: A po e përkrah ajo koalicionin AAK-PSD?

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 18:09
Aida Dërguti

Ish-deputetja e PSD-së, Aida Dërguti, nuk është parë ne publik që nga nënshkrimi i koalicionit mes partisë së Shpend Ahmetit dhe asaj të Ramush Haradinajt.

Ani pse Dërguti mban postin e Sekretares së Përgjithshme në Partinë Socialdemokrate, nuk kishte qenë fare në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me AAK-në e Ramush Haradinajt.

Ajo nuk është parë as në aktivitetet e mbajtura nga PSD, pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion.

Postimi i saj i fundit në llogarinë zyrtare në Facebook, mban datën 11 gusht – ku i ka uruar besimtarët myslimanë, me rastin e Festës së Kurban Bajramit.

Media, ka tentuar që të pyes Dergutin lidhur me atë se pse nuk është parë në publik pas nënshkrimit të koalicionit AAK-PSD, por që telefoni i saj ka qenë i fikur.

Media ka provuar të marr një përgjigje edhe nga zëdhënësja e kësaj partie, Natyra Kuçi mirëpo, as kjo e fundit nuk ka qenë e qasshme në telefonatat e redaksisë.

Aida Dërguti, tri herë radhazi kishte arritur që të bëhet deputete e Kuvendit të Kosovës, duke e mbajtur kështu edhe postin e nënkryetares së Kuvendit.

Si kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje, edhe në zgjedhjet e fundit, Dërguti u bë deputete dhe po ashtu nënkryetare e Kuvendit.

Ajo së bashku me 11 kolegë të saj në Parlament, lanë partinë e Kurtit, duke u anëtarësuar në Partinë Socialdemokrate, e cila pjesën më të madhe të legjislaturës së fundit, kishte 12 deputetë.

PSD udhëheq me dy komuna, Prishtinën dhe Kamenicën, teksa pas shpërndarjes së Kuvendit, ata hynë në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ku sipas marrëveshjes kandidat për kryeministër nga ky koalicion do të jetë Ramush Haradinaj, dhe PSD do t’i ketë 25 kandidatë për deputetë në listën zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat