Edhe një aderim tjetër në PDK

Aktuale

Edhe një aderim tjetër në PDK

Nga: A.SH Më: 25 gusht 2019 Në ora: 18:33
Kadri Veseli dhe Urata Tahiri

Në Partinë Demokratike ka aderuar Urata Tahiri, një dentiste dhe profesioniste e njohur nga Prizreni.

Këtë e bëri të ditur kryetari I PDK-së, Kadri Veseli përmes një postimi në Facebook, duke shkruar se, do ta mbështes Uratën dhe gjithë të rinjtë e të rejat, sepse jam i bindur se kjo është rruga përpara për ta luftuar korrupsionin dhe nepotizmin.

Postimi në Facebook:

Familjes sonë politike iu bashkua Urata Tahiri, një dentiste dhe profesioniste e njohur nga Prizreni. Ajo është model i grave të suksesshme në karrierë, që kanë vendosur të qëndrojnë në Kosovë dhe ta japin kontributin e tyre për një të ardhme më të mirë. Unë do ta mbështes Uratën dhe gjithë të rinjtë e të rejat, sepse jam i bindur se kjo është rruga përpara për ta luftuar korrupsionin dhe nepotizmin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat