Hashim Thaçi vendos nesër, ja kur do të mbahen zgjedhjet

Aktuale

Hashim Thaçi vendos nesër, ja kur do të mbahen zgjedhjet

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 18:49
Hashim Thaçi

Pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës më 22 gusht të këtij viti, partitë politikë janë duke pritur edhe caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme nga ana e presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Madje, disa parti edhe kanë kritikuar presidentin për vonesat të cilat i ka bërë lidhur me caktimin e një date.

Mirëpo për këtë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të vendos gjatë ditës së nesërme.

Të paktën, kështu kanë thënë burime mirë të informuara në presidencën e vendit. Sipas këtyre burimeve, Thaçi nesër do të vendos për datën e zgjedhjeve e cila do të jetë 6 tetori.

“Gjatë ditës së nesërme, presidenti Thaçi do ta vendos datën 6 tetor si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme”, thotë ky burim.

Për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme deri më tani kërkesë kanë bërë nga LDK, VV e AAK.

Madje, ish- deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, i ka bërë thirrje presidentit Hashim Thaçi që sa më shpejt ta emërojë anëtarin e fundit të KQZ-së të propozuar nga AAK-ja.

Ai e ka quajtur edhe të pakuptueshme që Thaçi ende nuk emëruar anëtarin nga radhët e partisë së tij.

“Ka kohë që Aleanca e ka dërguar kandidatin e vet për KQZ dhe kjo nuk ka ndodhur. Ai ditë më parë e emëroi kandidatin nga radhët e PDK-së, por nuk veproi njëjtë me kandidatin e AAK-së”, ka shkruar ai.

Ndryshe, më 22 gusht deputetët e Kuvendit të Kosovës shpërndanë kuvendin pas ofrimit të vetëdorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Kuvendi i shpërndfa me 89 vota pro, një kundër dhe dy abstenime.

Sondazh: Votoni për LDK-në ose Vetëvendosjen

KLIKO KËTU PËR TË VOTUAR

Sondazh: Votoni për LDK-në ose Vetëvendosjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat