“Bota Sot” nuk frikësohet nga Gani Koci, dhe as nga SHIK-u

Aktuale

“Bota Sot” nuk frikësohet nga Gani Koci, dhe as nga SHIK-u

Nga: Faton MEHMETI Më: 25 gusht 2019 Në ora: 18:58
Foto ilustrim nga "Bota sot"

E diela zakonisht shërben për t’u çlodhur, për relaks dhe pushim. Jo për habin time, si duket një zyrtar i PDK-së ishte zgjuar në krahun e majtë. Në vend të pushimit, zyrtari i lartë i PDK-së, Gani Koci u morë me gazetën “Bota sot”. Kështu, Ganiu brenda pak minutave bëri disa postime, duke u referuar shkrimeve të gazetës “Bota sot”. Fillimisht Ganiu që në mëngjes të së dielës në njërin shkrim të tij: “Paralajmërimi ka qenë me kohë!”.

“Tash vllaçitni!”.

“S'ka ciu, ciu....!”.

Kjo vjen si konfirmim që në LDK është aktivë SHIK-u, krejt kjo pas një shkrim të “Bota sot”, ku thuhet se brenda në LDK është aktive SHIK-u. Sikur mos të mjaftonte kjo, Ganiu vazhdoi akoma me akuzat “po llapni shumë, ju Gazeta Bota sot, përditë shiku shiku.....!”. Gjithashtu, ka shkruar se, “Ka me ua ndërru edhe redaktorët e gazetarët!”.

Ky është një kërcënim i hapur ndaj gazetës më të besuar në vend, e cila ka qenë cak i përndjekjeve të vazhdueshme nga elemente kriminalë, të cilat nuk i kanë shërbyer asnjëherë vendit, dhe rrjedhimisht të mirës së Kosovës. Në këtë mes duhet theksuar se është krejtësisht e papranueshme një gjuhë e tillë kërcënuese ndaj një medie të shkruar, e cila me forcat e veta ka arritur të mbijetoj fal të vërtetës dhe mbështetjes së lexuesve.

Gani Kocit i djegu shumë që u përmenden elementet e SHIK-ut brenda LDK-së, edhe pse kjo ka qenë e njohur tash e sa kohë, megjithëse, është munduar që të mbahet e fshehur. Tani që po dalin të vërtetat në shesh, kjo më së paku u konvenon atyre që janë pjesë e saj direkt apo indirekt. Gani Koci njihet për akuza e rënda edhe ndaj Vëllezërve Gërvalla, pastaj kërcënimit ndaj Jusuf Boxhovit, dhe një sërë akuzash dhe ofendimeve me fjalët me të ndyra. Duke qenë edhe pjesë e qeverisë në dorëheqje, Ganiu ka arritur të jetë pjesë e saj jo për ndonjë meritë, dhe të tjerat mbeten të kuptueshme.

Duke qenë kaq i ulët për nga formimi nuk ia vlen fare me u marr me tepër me këtë prototip të PDK-së, për të përdorur si argument se në çfarë niveli është PDK-ja dhe së kë e kanë votuar disa njerëz për të qeverisur me vendin. Disa nga shokët e Ganiut që i ka në LDK, e që fatkeqësisht janë ende pjesë e partisë së themeluar nga Rugova, sigurisht se nuk ndihen rehat kur gazeta “Bota sot” u nxjerrë të palarat, duke u hequr maskën.

Fyerjet dhe kërcënimet nuk i bëjnë përshtypje gazetës “ Bota sot”, dhe as gazetarëve të saj, të cilët janë mësuar me fyerje, kërcënime e deri tek vrasjet, pa u ndalur asnjëherë nga e vërteta. Nuk ka asnjë forcë që gazetën kombëtare e ndal nga e vërteta, edhe pse duke qenë krejtësisht e pambrojtur karshi ndaj krimit. Fatkeqësisht, një pjesë e rëndësishme e LDK-së ka rënë nën ndikim të SHIK-ut, duke e mbajtur në pushtet atë.

Mënjanimi nga kryesia e njerëzve që kanë akuzuar vazhdimisht SHIK-un, është një lajm i keq edhe për të tjerët brenda LDK-së. Andaj, edhe sot e kësaj dite nuk janë zbuluar shumë krime që janë bërë, e për të cilat akuzohet SHIK-u, e cila me ndikimin e saj edhe tek partitë tjera ka arritur të mbrohet nga nxjerrja e të vërtetës. Pavarësisht përpjekjeve të eksponentëve të ndryshme të PDK-së për të ndalur “Bota sot” ajo s’do të ndalet asnjëherë, pasi e vërteta është më e fortë se kërcënimet e tyre.

Sondazh: Votoni për LDK-në ose Vetëvendosjen

KLIKO KËTU PËR TË VOTUAR

Sondazh: Votoni për LDK-në ose Vetëvendosjen

Rezultati i sondazhit do të bëhet publik nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat