Ish- deputeti i LDK-së dhe aktivisti 30 vjeçar i kësaj partie: E mbështes fuqishëm Vjosa Osmanin, si kandidate për kryeministre

Aktuale

Ish- deputeti i LDK-së dhe aktivisti 30 vjeçar i kësaj partie: E mbështes fuqishëm Vjosa Osmanin, si kandidate për kryeministre

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 19:35
Vjosa Osmani

Derisa kanë mbetur vetëm edhe pak orë nga mbledhja e Kryesisë së LDK-së, ku pritet të caktohet kandidatura e LDK-së për kryeministër, kanë nisur disa zyrtarë të kësaj partie që edhe publikisht t’i shfaqin preferencat e tyre.

Një ish-deputet i LDK-së ka theksuar se ai e mbështet Vjosa Osmanin, si kandidate për kryeministre.

Bahri Thaçi, i cili thotë se tash e 30 vite është anëtar i LDK-së, dhe sipas tij, Vjosa Osmani është ajo e cila ia fiton zgjedhjet partisë së tij.

Shënimi i plotë i Thaçit:

Të dashur miq, aktivistë dhe votues të Lidhjes Demokratike të Kosovës,

Duke qenë se tani më po bëhen tridhjetë vite (30) të aktivitetit tim brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), që nga anëtarë deri në deputet i kësaj partie në periudhën e katërt legjislative (12.12.2010 – 07.05.2014) të Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët e Komunës së Podujevës dhe më gjerë, duke dëgjuar zërin e tyre, ndjejë obligim moral dhe kombëtarë në këtë periudhë të vështirë që po kalon vendi ynë të dal në përkrahje publike të zonjës Vjosa Osmani, që të jetë kandidate e LDK-së për Kryeministre të Republikës së Kosovës, duke vërë në shërbim tërë kapacitetet e mia intelektuale që LDK të fitoj bindshëm zgjedhjet që do të mbahen së shpejti.

Ju falemnderit !

Image

KLIKO KËTU PËR TË VOTUAR

Rezultati i sondazhit do të bëhet publik nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat