Veseli takon veteranet e UÇK-së: Përkrahja e tyre, nder dhe obligim për t’i shkuar deri në fund luftës kundër korrupsionit

Aktuale

Veseli takon veteranet e UÇK-së: Përkrahja e tyre, nder dhe obligim për t’i shkuar deri në fund luftës kundër korrupsionit

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 22:11
Kadri Veseli

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka takuar disa nga ish-luftëtaret e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, gjatë ditës së sotme ka takuar disa nga ish-pjesëtaret e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë takim, Veseli, u zotua para tyre se do ta luftojë deri në fund korrupsionin.

Ai përmes një videoje të postuar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, dëgjohet duke iu thënë ish-luftëtareve se, ky është edhe amaneti i tyre.

Postimi i plotë i Veselit pa ndërhyrje:

Ne jemi populli i Teutës, Norës së Kelmendit, Bubulinës, Tringë Smajlit, Shotë Galicës, Xhevë Lladrovcit e shumë heroinave të tjera që i kanë dalë përballë pushtuesve.

Nënat, motrat e vajzat tona kanë mbajtur mbi supe një peshë të rëndë në çdo kohë të vështirë të historisë.

Shumë gra e vajza rrokën armët dhe veshën uniformën e UÇK-së, duke i dalë zot kësaj toke.

Unë i takova dhe bisedova me disa prej tyre për rrugëtimin e lirisë dhe pavarësisë, si dhe për sfidat që na presin përpara.

U jam pafundësisht mirënjohës këtyre veteraneve për rolin kyç në luftë, por edhe për mbështetjen që më dhanë në luftën kundër korrupsionit.

Përkrahja e tyre është jo vetëm nder, por edhe obligim moral për t’i shkuar deri në fund luftës kundër korrupsionit dhe për ta mbajtur rininë në Kosovë, duke ndërtuar të ardhmen që meriton atdheu ynë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat