Vjen propozimi i madh për Mustafën dhe Kurtin, kështu duhet të arrihet marrëveshja: Ja kujt duhet t’i takoj posti i kryeministrit

Aktuale

Vjen propozimi i madh për Mustafën dhe Kurtin, kështu duhet të arrihet marrëveshja: Ja kujt duhet t’i takoj posti i kryeministrit

Nga: N.H Më: 25 gusht 2019 Në ora: 22:55
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Veprimtari Fatmir Bajraj përmes një shkrimi dërguar në gazetën “Bota sot”, i është drejtuar dy partive më të mëdha në vend, rreth një marrëveshje për të cilat tashmë të dy partitë janë duke e shqyrtuar.

Bajraj në shkrimin e tij thotë se marrëveshja duhet të jetë mes LDK-së dhe VV-së, dhe partia e parë të jetë subjekti i Isa Mustafës, i cili duhet ta ketë të drejtën e formimit të qeverisë.

Ndërsa, gjithashtu në shkrimin e tij ai i bën me dije liderit të VV-së, Albin Kurtit, se nuk duhet ta imitojë Ramush Haradinajn.

Ja shkrimi i tij pa ndërhyrje:

LVV-ja po fryhet (trashet) artificialishtë nga qarqe anti-LDK & anti-Kosovë, do ri-therët nga SHIK-u, anti-kombëtar !

Image
Fatmir Bajraj

LVV-ja nuk i'a doli t'mëngjoj ekspansionin si rezultat i deshtimit të qeverisjës nga PDK-ja & satelitët në njërën anë, dhe si rezultat i paknaqësive enorme të qytetarëve të Kosovës me kapësit e shtetit të cilët kishin vu n'zap pushtetet e ndara me Kushtetutë dhe kishin pushtuar jashtligjshëm asetet nacionale dhe burimet e e të ardhurave nga fonde publike për vete dhe klanet e tyre mbeshtetëse ; mafio-kriminale.

KLIKO KËTU PËR TË VOTUAR

Rezultati i sondazhit do të bëhet publik nesër.

- Politikat populliste të LVV-së në një teren të kontaminuar politik të Kosovës, ishin mjeti dhe metodat dobi-prurëse afat-shkurtëra, dhe të cilat i sollën një fryerje artificiale Levizjës VV, e cila nuk menagjoj dot ; si dhe sa duhet fluksin e dyfishuar të votuesve deri atëherë të pa përcaktuar, por edhe armatën e t'paknaqurve me gjendjën në të ciliën ishte katandisur vendi nga mafia politike & kriminale n'krye të Institucionëve publike e shtetërore n'shtetin e kapur të Kosovës.
Në momentin e vlerësuar si të duhur, kjo LVV, u bë pre e SHIK-ut anti-kombëtar të Hashimit & Kadrisë, duke i hjekë copë nga organet vitale të trupit të saj, dhe duke amputuar trupin e gjymtuar të PAN-it n'shtet-kapje dhe të ndihmuar nga Serbia e Vuqiqit permes Listes Srpska si pjesë thelbësore & kruciale të Qeverisjës së PAN-Serbisë n'Kosovë.

LVV-ja nuk u mbush mend, nuk sheh gjymtimin e trupit !

Ajo vazhdon megallomaninë duke mbivlerësuar vetëvetën dhe duke nënvlerësuar partnerët real, n'këtë rast LDK-në e fuqizuar, të shëndoshë si molla, dhe t'gatshme për t'ri-marr n'duarë fatin e vendit dhe qeverisjën, të lënë n'gjysmë nga mocioni i mosbesimit, pjesë e të cilit ishte edhe LVV-ja shkurtpamëse...!

Sot, LDK-ja është e fortë dhe stabile, dhe LVV-ja, e dëmtuar dhe gjymtuar, por ky është fati...!
Ato duhet t'bëhën bashkë, para ose pas procesit zgjedhor dhe t'formojnë Institucionet shtetërore kredibile duke vën n'krye të tyre njerëz të dijës, vullnetit dhe invencionit për t'mirën e vendit dhe të ardhmën e brezave, duke larguar njëherë e mirë kapësit e shtetit dhe uzurpatorët e lirisë, zhvillimit dhe të integrimeve Euro-perendimore & veri-atlantike.

 

Kerkesa : LVV-së, posti i Kryeministrit, është komplot ndaj Kosovës dhe n'sherbim të PAN-Serbisë.

Insistimi i tillë i LVV-së, është jo-real, iracional dhe fatal për shpresën që t'largohet PAN-Serbia nga shtet-kapja dhe vendi t'merrë të mbarën pas një periudhe të gjatë dhe t'mundimshme n'duarë të abuzuesve dhe përvetësuesve të meritave dhe të kontributit të brezave për lirinë vendit dhe të mirën e qytetarëve.

- Mediat e shkruara & vizive, n'sherbim të kapo-bandave, shtyejnë tutje axhendën e tyre, duke përforcuar qendrimin absurd të LVV-së për pozitën e Kryeministrit, qendrim ky i cili minon n'themel arritjën e marveshjës së koalicionit në mes të dy subjektëve ; LDK & LVV, dhe faktin e largimit të bandave nga shtet-kapja.

Marveshja duhet t'jet : LDK & LVV, dhe jo LVV & LDK, ngase kjo e dyta është e padrejtë, e padënjë dhe hileqare, kur dihet mirë se cili subjekt është ma i madh në Republikën e Kosovës, dhe cili është rregulli i rendimit dhe radhitjes konform fuqisë politike n'përvojat e demokracive të konsoliduara Euro-përndimore.

Albini s'duhet të imitoj Ramushin, i cili dikur n'VLAN, pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese n'lidhje me të drejtën e subjektit të parë parazgjedhor në formimin e institucioneve, nga Gjakova pat deklaruar : " Unë Kryeministër, ose s'ka dhe s'do ketë VLAN" !

Të jemi t'sinqertë dhe korrekt me vetën dhe qytetarët !

Zgjedhjet e përgjithshme, apo politike siq i quajmë zgjedhjet parlamentare për Kuvendin e Kosovës, bëhën për pushtet, dhe ky pushtet n'Republikën parlamentare është i koncentruar në Qverinë e Republikës dhe në Kryeministrin, dhe jo në Kryeparlamentarin i cili është spiker i Parlamentit dhe në Presidentin i cili ka rolin unifikues dhe përfaqësues, i cili zgjidhet n'Kuvend dhe ka një pushtet simbolik.

LDK-së i takon posti i Kryeministrit, nëse këtë fakt, nuk e pranon LVV-ja, atëherë s'mund ketë marveshje koalicioni parazgjedhor me LDK-në, e cila s'mund dhe s'duhet të abuzoj me vullnetin e Sovranit, i cili i'a dhe besimin asaj, ma shumë se tjerëve, përfshi edhe LVV-së.

Ofertat tjera janë tëndencioze dhe qojnë ujë n'mulli të e PAN-Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat