Haradinaj shkon te varri i Rugovës

Aktuale

Haradinaj shkon te varri i Rugovës

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 10:16
Ramush Haradinaj

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj sot në ora 10: 00, do të bëjë homazhe te varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate drejtuar mediave.

“Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj bën homazhe te varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova”, ka njoftuar ZKM’ja.

Ndryshe, Kryesia e LDK’së do të mblidhet sot për të diskutuar dy tema shumë të nxehta. Në këtë mbledhje, do të caktohet mandatari për kryeministër dhe do të diskutohet për një koalicion të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat