Këto janë aderimet e reja në Vetëvendosje

Aktuale

Këto janë aderimet e reja në Vetëvendosje

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 11:35
Këto janë aderimet e reja në Vetëvendosje

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka bërë publike dy aderimet e reja në këtë parti.

Ai ka bërë me dije se ata janë një  çift i ri nga komuna e Besianës që kanë përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës dhe së fundmi I janë bashkangjitur Vetëvendosjes.

Më poshtë keni shkrimin e plotë :

Sabahatja dhe Arbeni në VETËVENDOSJE!

Sabahate dhe Arben Zeneli janë një çift i ri nga komuna e Besianës. Të dytë kanë përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, Sabahatja në Fakultetin Ekonomik (drejtimin Banka, Financa dhe Kontabilitet), ndërsa Arbeni në atë Teknik (Inxhinieri Kompjuterike dhe Telekomunikacion).

Sabahatja ka qenë studente e mjeksisë në Shkollën e Mesme “Ali Sokoli” dhe nga viti 2017 ka filluar studimet në Programin Infermieri e Përgjithshme në Kolegjin Universi. Gjatë viteve ka punuar si infermiere në disa ambulanca specialistike sikur “Kirurgjia” dhe “Zemra” në Besianë, në Klinikën e Pediatrisë në QKUK dhe në QKMF të Besianës.

Arbeni ka qenë arsimtar në Shkollën e Mesme Teknike “Fan S. Noli” në Besianë. Që nga viti 2017 punon në NLB Bank si Koordinator i Bankomatëve. Ai flet dy gjuhë të huaja: anglisht dhe gjermanisht.

Burri dhe gruaja mund të jenë dhe duhet të jenë të barabartë. E, do të jenë pasi Lëvizja të jetë në pushtet. Barazia lind nga besimi në të dhe nga angazhimi për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat