Zyrtare: I ndajnë përfundimisht rrugët NISMA dhe Shyqeri Bytyçi

Aktuale

Zyrtare: I ndajnë përfundimisht rrugët NISMA dhe Shyqeri Bytyçi

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 13:18
Fatmir Limaj dhe Shyqri Bytyçi

Shyqiri Bytyqi ka dhënë edhe zyrtarisht dorëheqje nga Nisma Socialdemokrate e Kosovës.

Vendimin e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

“Në të tillë rrethanë unë dorëhiqem nga të qenit pjesë e NISMËS SOCIALDEMOKRATE edhe pse thellë në mua jetojnë parimet e socialdemokracisë dhe aspirata për ndërtimin e shoqërisë mbi themele ku shpërndarja e barabartë e mundësive dhe të mirave dhe bëhen edhe garanca e mirëqenies dhe qëndrueshmërisë së po vet shoqërisë!”,ka thënë Bytyqi.

Në vijim postimi i plotë i tij:

Sinjali ka raportuar dje (e diel) për largimin e Shyqiri Bytyqit nga Partia Socialdemokrate. Sipas burimeve të gazetës të afërta me z. Bytyqi, ai kishte vendosur t`i ndajë rrugët me Fatmir Limajn për shkak të pakënaqësive të grumbulluara prej kohësh.

Sinjali nga këto burime merr vesh se ministri në largim i Arsimit do të kalojë në Partinë Socialdemokrate. Sipas këtyre burimeve, Shyqyri Bytyqi pritet të aderoj në partinë e Shpend Ahmetit e cila së fundi ka lidhur koalicion parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. .

Përçarjet mes Limajt e Bytyqit kishin nisur kohë më parë. Ky i fundit madje ishte injoruar nga partia e tij, Nisma Socialdemokrate, në rastin e përurimit të një shkolle në Malishevë. Bytyqi pati thënë vet se i ka mbetur hatri dhe ndjehet i injoruar nga partia e tij

Ditë më parë nga kjo parti u largua edhe Bajram Hasani, ish ministër i Tregtisë i cili ishte shkarkuar kohë më parë. Ai ka aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat