Rusia i ofron ndihmë Serbisë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Aktuale

Rusia i ofron ndihmë Serbisë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 14:36
Aleksandar Vuçiq dhe Alexander Botsan-Kharchenko

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ambasadori rus, Alexander Botsan-Kharchenko janë takuar sot në Beograd.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ambasadori rus, Alexander Botsan-Kharchenko kanë biseduar sot për raportet bilaterale dhe gjendjen në rajon, raportojnë mediat serbe.

Ata janë pajtuar se raportet mes Serbisë dhe Rusisë janë duke u zgjeruar në përputhje me dëshirën e të dyja palëve.

Sipas njoftimit të kabinetit të presidentit serb, Vuçiq gjatë takimit ka thënë se pajtohet për një kompromis në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por nuk pret që së shpejti të ketë vazhdim të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, marrë parasysh taksën e vendosur ndaj mallrave serbe dhe gjendjen aktuale politike në Kosovë.

Kharchenko po ashtu ka thënë se çështja e Kosovës është temë me rëndësi të madhe për stabilitetin e rajonit dhe se Rusia si anëtare e rregullt e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është e gatshme të kontribuojë për zgjidhjen në pëtputhje me të drejtën ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat