Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen me 6 tetor, përcjell Bota sot.
Kështu ka vendosur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Në vendimin e nënshkruar thuhet se “duke u bazuar nё pёrgjegjёsitё kushtetuese dhe ligjore, presidenti Thaçi ka marr vendim që zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës sё Kosovës tё mbahen mё 06 tetor 2019”.
“Udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës sё Kosovës t’i ndërmerr tё gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës sё Kosovës, nё përputhje me këtё vendim dhe legjislacionin nё fuqi”, thuhet nё mё tej nё vendimin, tё cilin e ka nënshkruar presidenti Thaçi.
Gjatë ditës, presidenti Thaçi dekretoi shpërndarjen e Legjislaturës sё VI-tё tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës.