Shpërthen Zyberaj: Skandali korruptiv ndërkombëtar i kriminelit të luftës Ivica Dacic

Aktuale

Shpërthen Zyberaj: Skandali korruptiv ndërkombëtar i kriminelit të luftës Ivica Dacic

Nga: G.B Më: 26 gusht 2019 Në ora: 16:12
Jetlir Zyberaj

Jetlir Zyberaj, këshilltari i Behgjet Pacollit, ka reaguar ndaj ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiç, i cili ka paguar për çnjohjen e Kosovës nga Afrika Qendrore, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Serbia që nga viti 2007 po bën betejë me mjete në stilin e mafias dhe ryshfeteve të zbatuara nga ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq dhe bashkëpunëtorët e tij që janë mbetje kriminale e Milosheviçit.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Skandali korruptiv ndërkombëtar i kriminelit të luftës Ivica Dacic

Që nga viti 2017, Republika jonë ka luftuar në një betejë të ashpër me Serbinë mbi njohjen ndërkombëtare të Kosovës. Një betejë jo me mjete normale diplomatike që po zhvillohet, por përmes stilit të mafias dhe ryshfeteve të zbatuara nga ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq dhe bashkëpunëtorët e tij që janë mbetje kriminale e Milosheviçit.

Një ndihmës i ngushtë i Ivica Daçiq i cili udhëton në mbarë botën në emër të qeverisë serbe është Vladimir Cizelj. Cizelj apo njeriu kofer i Daçiçit jane çdo kund në aferat me nota diplomatike. Sot në Republiken e Afrikes Qendrore doli skandali me nota të falsifikuara nga Cizelj sikurse në rastet e tjera. Diplomacia e falsifikimit dhe blerjes së notave është tipike për Daçiçin dhe njeriun kofer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat