Donika Gërvalla: Ky është personaliteti në LDK që mund t’i fitojë zgjedhjet, ka disa fjalë edhe për Kryesinë

Aktuale

Donika Gërvalla: Ky është personaliteti në LDK që mund t’i fitojë zgjedhjet, ka disa fjalë edhe për Kryesinë

Nga: N.H Më: 26 gusht 2019 Në ora: 16:13
Donika Gërvalla

Donika Gërvalla, e bija e heroit Jusuf Gërvalla, përmes një postimi në facebook, e ka quajtur të pakuptueshme se pse kryesia e LDK-së e ndërlikon kaq shumë një çështje shumë të thjeshtë – mandatarin e ri për kryeministër.

Sipas saj, kandidat për kryeministër duhet të jetë domosdoshmërisht personi që gëzon mbështetjen më të madhe tek votuesit e një partie politike.

Gërvalla në shkrimin e saj mes të tjerave thotë se Vjosa Osmani, është momentalisht personaliteti, me të cilin LDK-ja mund të fitojë dukshëm në zgjedhjet e 6 tetorit të këtij viti,

Ja shkrimi i saj:

Është krejt e pakuptueshme se pse kryesia e LDK-së e ndërlikon kaq shumë një çështje shumë të thjeshtë.
Kandidat për kryeministër duhet të jetë domosdoshmërisht personi që gëzon mbështetjen më të madhe tek votuesit e një partie politike.

Nëse të gjithë në LDK tashmë janë pajtuar me konstatimin që pikërisht znj. Vjosa Osmani, dhe vetëm ajo është momentalisht personaliteti, me të cilin LDK-ja mund të fitojë dukshëm në zgjedhjet e 6 tetorit të këtij viti, atëherë është krejt i pakuptueshëm cirku i ditëve të fundit.

Emërimi i bartësit të listës dhe kandidatit për kryeministër do të duhej të ishte një akt solemn dhe mobilizues dhe jo pazar i gërditshëm.
Përpjekjet për të eleminuar kandidaturën e znj. Osmani janë dëshmia më e shëmtuar e pranisë në zemër të LDK-së të personave, të cilët synim kryesor kanë vetëm mbrojtjen e interesave të PDK-së.

Formuluar qartë: PDK ka interes vital të mënjajojë kandidaturën e znj. Osmani, sepse kjo kandidaturë PDK-në e çon në opozitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat