Kryesia e LDK-së shkon në pauzë: Ende pa marrëveshje për kandidatin për kryeministër

Aktuale

Kryesia e LDK-së shkon në pauzë: Ende pa marrëveshje për kandidatin për kryeministër

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 16:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka ndërprerë për disa minuta mbledhjen e saj e cila ka filluar në ora 14:00 për të shkuar p╒r disa minuta në pauzë.

Sipas Burimeve LDK akoma nuk marrëveshje për kandidatin për Kryeministër.

“Ende nuk ka marrëveshje”, tha ky burim.

Nuk ka mjaftuar as takimi që Isa Mustafa ka pasur vetëm me Lutfi Hazirin, Agim Veliun e Vjosa Osmanin, për arritjen e konsensusit për kandidatin për kryeministër.

Sipas këtyre burimeve, si kandidat konsensual, në “luftën” Vjosa Osmani vs Lutfi Haziri për kryeministër, mund të vijë ai i Kujtim Shalës.

“Po përmendet emri i Kujtim Shalës si kandidat konsensual për kryeministër, në mënyrë që të ruhet uniteti brenda LDK”, thonë këto burime.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat