Veseli: Agjentët doganorë dëshmuan për suksesin reformave të doganës së Kosovës

Aktuale

Veseli: Agjentët doganorë dëshmuan për suksesin reformave të doganës së Kosovës

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 16:38
Pamje nga takimi

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka vlerësuar lart rolin e agjentëve doganorë në reformat që janë bërë dhe në luftën kundur dukurive negative, që ka ndikuar në rritjen e ndjeshme të të hyrave.

Gjatë bashkëbisedimit me kandidatin për kryeministër nga radhët e PDK-së, Kadri Veseli, ata thanë se falë mbështetjes së tij dhe ministrit të Financave Bedri Hamza, tani Dogana e Kosovës është e reformuar dhe mirë përgatitur.

Statusi i plotë i Kadri Veselit:

Edhe me përfaqësuesit e Shoqatës së Agjentëve Doganorë, të cilët i takova me ministrin Hamza, biseduam për ndryshimet e mira që janë bërë në sistemin doganor.

Ata më treguan se sa iu është lehtësuar dhe përshpejtuar puna e tyre e përditshme me doganat si pasojë e reformave të viteve të fundit. Heqja e burokracive dhe masat kundër korrupsionit e kanë bërë Doganën e Kosovës shembull për tërë rajonin.

Lufta kundër korrupsionit ka siguruar më shumë fonde publike, të cilat tani mund t’i investojmë për të krijuar mundësi të reja dhe për t’i mbajtur të rinjtë këtu, duke krijuar një të ardhme më të mirë për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat