Kush është Vjosa Osmani, kandidatja që synon të bëhet kryeministrja e parë në histori të Kosovës?

Aktuale

Kush është Vjosa Osmani, kandidatja që synon të bëhet kryeministrja e parë në histori të Kosovës?

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 17:28
Vjosa Osmani

Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar kandidaten për kryeministre, që për herë të parë në histori të kësaj partie i takon gjinisë femërore.

Vjosa Osmani, 37 vjeçare është juriste e diplomuar që është inkuadruar në politikë që në adoleshencë si aktiviste e LDK-së.Ajo ka lindur në qytetin e Mitrovicës, është e martuar dhe ka vajza binjake.

Më 27 gusht të vitit 2009, Vjosa Osmani – Sadriu u zgjodh shefe e stafit të Presidentit të atëhershëm të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Tash e tri mandate, Osmani është deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, me ç’rast në dy mandatet e fundit, ishte deputetja grua më e votuar në Kosovë.

Ndryshe, Osmani-Sadriu është profesoreshë në Universitetin e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat