Ismet Beqiri: Vjosa Osmani është dhurata më e mirë për elektoratin

Aktuale

Ismet Beqiri: Vjosa Osmani është dhurata më e mirë për elektoratin

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 17:33
Ismet Beqiri

Anëtari i kryesisë, Ismet Beqiri, ka thënë se duke e kandiduar Vjosa Osmanin për kryeministre, LDK’ja i ka dhënë elektoratit mundësi që të votojnë ‘një zonjë të fuqishme’.

Beqiri thotë se Vjosa Osmani është dhuarata më e mirë e elektoratit në Kosovë dhe beson se do të marrë shumicën e votave.

“Sot me një vendim unanim u përkrah që nga LDK të nominimet Vjosa Osmani jo vetëm të nominohet po edhe të besohet se ajo ka me qenë kryeministre. Mund të them që kjo është dhurata më e mirë që LDK po i bën elektoratit, mundësinë me votu një zonjë të fuqishme që besojmë se ka shumicën e elektoratit në Kosovë”, tha Beqiri.

Anëtari i kryesisë së LDK’së thotë se nuk është e vërtetë që ka pasur përplasje në LDK për kandidatin për kryeministër. /Express

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat