Ish drejtuesit e AAK-së në Malishevë i bashkohen Nismës

Aktuale

Ish drejtuesit e AAK-së në Malishevë i bashkohen Nismës

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 19:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nismës Socialdemokrate në Malishevë nga sot i janë bashkuar ish kryetari dhe një nga themeluesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Malishevë, Bashkim Krasniqi dhe kryetarja e gruas së AAK-së në këtë qytet Arbnore Zogaj.

Lajmin e ka bërë të ditur zv-ministri i Bujqësisë, Vesel Krasniqi.

“Me këtë rast ne iu uruam mirëseardhje dhe suksese të përbashkëta”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi.

Anëtarët më të rinj të Nismës janë pritur në takim edhe nga krerët e këtij subjekti, Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi të cilët edhe iu kanë uruar mirëseardhje atyre. Bashkim Krasniqi ka qenë për rreth 15 vite kryetar i AAK-së në komunën e Malishevës. Nisma Socialdemokrate në Malishevë është bindshëm dega më e madhe në këtë qytet tash e dy mandate. Ajo ka numrin më të madh të këshilltarëve në asamble dhe qeverisë e vetme në këtë komunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat