Vjen thirrja për Albin Kurtin: LDK-ja duhet të udheheqë me vendin, është e madhe, e fortë dhe e fuqishme

Aktuale

Vjen thirrja për Albin Kurtin: LDK-ja duhet të udheheqë me vendin, është e madhe, e fortë dhe e fuqishme

Nga: N.H Më: 26 gusht 2019 Në ora: 22:18
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Veprimtari Fatmir Bajraj përmes një shkrimi dërguar në gazetën “Bota sot”, ka folur lidhur me kandidimin e Vjosa Osmanit për kryeminstre.

Ai në shkrimin e tij thotë se kandidimi i Vjosa Osmanit është kontribut i frymës dhe filozofisë Rugoviane.

Ndërsa, mes të tjerave, Bajraj i është drejtuar edhe liderit të VV-së, Albin Kurtit, duke i kujtuar se partia e tij duhet të tregojnë pjekuri politike dhe të akceptojnë faktin se LDK është e madhe, e fortë dhe e fuqishme.

“Albin Kurti dhe LVV-ja, duhet të tregojnë pjekuri politike dhe të akceptojnë faktin se LDK-ja është e madhe, e fortë dhe e fuqishme përballë oponentve dhe rivalëve politik, dhe si të tillë duhet respektuar në të drejtën e saj, konform besimit dhe mbeshtetjës nga sovrani”, shkruan Bajraj.

Ja shkrimi i plotë:

Urime Dardani Antike-Kosovë,

Urime LDK,

Urime Vjosa Osmani, Kryeministre n'ardhje e Republikës së Kosovës.

Lajmi që gëzoj Kosovën, Shqipërinë, Shqiptarinë...!

Image
Fatmir Bajraj

LDK-ja dhe lidershipi i saj, n'krye të misionit historik, n'përçim të amanetit të brezave për t'a bërë fakt ; lirinë e shqiptarëve dhe shtetin e Kosovës.

Akademik Isa Mustafa, Kryetar i LDK-së dhe ish Kryeministër i Republikës së Kosovës, e trashegoj një LDK të ndarë në dysh, inferiore & të gjynjëzuar, po e sjell, aty ku e la Presidenti historik Rugova ; zonjë të rëndë, të respektuar dhe të dinjitetshme...!

Kandidimi dhe aprovimi i Vjosës Kryeminstre, është kontribut i frymës dhe filozofisë Rugoviane, të kultivuar & promovuar n'LDK nga tre breza të art me kontribut enorm dhe t'jashzakonshëm për LDK-në & vendin.

Vendimi i sotëm i LDK-së, historik !

LDK-ja , kishte një vistër kandidatësh me dije, guxim dhe vullnet për t'qeverisur Kosovën, por urtia e përzgjedhjës së Vjosës, konsisiton në faktin e afrimit, unifikimit dhe lidhjës për fitore, atribute të Vjosës që garantojnë suksesin padyshim.

Tanimë n'LDK, pushon konkurenca, rivalitetet dhe hamendsimet për kandidatin e preferuar, dhe nga ai moment ; të gjithë si një, n'mbeshtetje të Vjosës, LDK-së dhe Kosovës.

Vendimi i LDK-së është suprem dhe i padiskutueshëm.

Vjosa është synonim i bashkimit të krahëve për fitore, dhe kjo fitore është e sigurt dhe e thellë.

LDK-ja, subjekti ma i madh poltik n'vend ; ishte me GP ma t'madhin n'Parlamentin e Kosovës, me numrin ma t'madh të Komunave n'qeverisje, me numrin ma t'madh të asmablistëve, si e tillë, n'çdo koalicion parazgjedhor i takon posti i Kryeministrit, derisa pozitën e Kryeparlamentarit e ka përcaktuar Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, pra i takon ekskluzivisht subjektit ma t'madh parazgjedhor i cili rezulton fitues pas shopelljes zyrtare rezultatit të zgjedhje nga KQZ-ja.
 

Albin Kurti dhe LVV-ja, duhet të tregojnë pjekuri politike dhe të akceptojnë faktin se LDK-ja është e madhe, e fortë dhe e fuqishme përballë oponentve dhe rivalëve politik, dhe si të tillë duhet respektuar në të drejtën e saj, konform besimit dhe mbeshtetjës nga Sovrani.

Nese LVV-ja dhe Albin Kurti, e duan vendin ma shumë se sa partinë dhe pushtetin, kohë për të deshmuar është tani, dhe kjo arrihet vetëm kur pranojnë LDK-në si lidere n'formimin e Institucioneve që do pasojnë zgjedhjët, duke larguar përgjithmonë kapësit dhe shkatrruesit e shtetit.

Momentumi është i jashtzakonshëm dhe nodshta edhe unikal dhe i paperseritshëm, andaj t'reflktohet dhe t'veprohet pa hile...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat