Vjosa Osmani tregon se çfarë mendon për Albin Kurtin, zbulon edhe koalicionin

Aktuale

Vjosa Osmani tregon se çfarë mendon për Albin Kurtin, zbulon edhe koalicionin

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 22:26
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Vjosa Osmani që sot është zgjedhur nga LDK për kandidate në postin e kryeministres së vendit, ka thënë sot se ka mendim të mirë për liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Ajo ka thënë se me Kurtin ka gjetur gjuhë të përbashkët në shumë çështje që ajo ka thënë se i ka diskutuar bashkë.

“Unë kam mendim të mirë kemi pasur shpesh diskutime për probleme që është përballur Kosova. Kemi gjetur gjuhë të përbashkët besojmë që gjuhët të tillë do të gjejmë edhe në bashkëqeverisjen tonë”, ka deklaruar Osmani.

Po ashtu ajo ka thënë se do t’i sigurojë qytetarët e Kosovës për dy gjëra. ka thënë se LDK nuk do të bëjë koalicion në asnjë mënyrë me PDK-në dhe se qeveria e re do të ketë në përbërje opozitën e legjislaturës së gjashtë.

“Qytetarët do t’i siguroja për dy gjëra. Gjëja e parë që nuk do të ketë koalicion me PDK-në dhe se qeveria e ardhshme do të përbëhet nga opozita e kaluar”, ka deklaruar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat