Çfarë do të bënte Vjosa Osmani me tarifën 100 për qind ndaj mallrave serbe?

Aktuale

Çfarë do të bënte Vjosa Osmani me tarifën 100 për qind ndaj mallrave serbe?

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 22:33
Vjosa Osmani

Vjosa Osmani thotë se kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj e ka vënë tarifën 100 për qind ndaj mallrave serbe si masë për të mbuluar dështimet e qeverisjes së vetë. Ajo tregon se cka do të bëhet me këtë tarifë, nëse ajo zgjedhet kryeministre.

Osmani thotë se LDK’ja, përvec tarifës, është edhe për reciprocitet të plotë me Serbinë, mirëpo vendimin e Haradinajt e konsideron si populist dhe mendon se Qeveria as nuk e ka ditur kuptimin e saj.

“Ka qenë mas populiste sepse është vendosur për t’i mbuluar dështimet, e më pas është kthyer në kauzë politike. Jam e sigurt se nuk e dinë as dallimin mes taksës e tarifës”, ka thënë Osmani.

Ajo thotë se LDK synon që tarifën për mallra serbe të vazhdojë ta mbajë, por thotë se do ta nxjerrë Kosovën nga situata në të cilën ka mbetur.

“Sa herë është folur për tarifën, është LDK’ja që e ka mbrojtur dhe e ka argumentuar këtë masë para shteteve të QUINT’it”

“Tarifa do të mbeste në fuqi dhe LDK’ja do të nxirrte nga kjo situatë më të mirën për Republikën e Kosovës. Me argumente të fuqishme do të mbrojmë këtë vendim, por me argumente do të dimë edhe ta nxjerrim Kosovën nga kjo situatë”, është shprehur Osmani. /Express

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat