Ramush Haradinaj: Gabova shumë me këtë vendim që mora si kryeministër

Aktuale

Ramush Haradinaj: Gabova shumë me këtë vendim që mora si kryeministër

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 00:07
Ramush Haradinaj

Për herë të parë, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj e ka pranuar se rritja e pagës për veten ka qenë gabim.

E ka bërë këtë në Interaktiv të KTV-së.

“Kam bërë gabim. Kam bërë një lëshim procedural realisht, se nuk e kam ditur as si rritet paga”, ka thënë Haradinaj, që ka insistuar se kjo nuk është pjesë e fushatës së tij.

Ai ka thënë tutje se “megjithatë nga Ligji për Paga që hyn në fuqi më 1 nëntor, vetëm një pagë është zvogëluar, ajo e kryeministrit”.

“Kam të hyra më shumë se sa që i shpenzoj aktualisht”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat