Mustafa tregon arsyet pse e nominoj Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre nga LDK-ja

Aktuale

Mustafa tregon arsyet pse e nominoj Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre nga LDK-ja

Nga: H.O. Më: 27 gusht 2019 Në ora: 08:53
Isa Mustafa, Vjosa Osmani

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një postim të tij në Facebook tregon arsyet pse ka nominuar Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministër nga LDK-ja.

Mustafa thotë se Vjosa ‘një grua; një nënë e re, e përkushtuar për familjen dhe vendin e vet, që ka guxim dhe kurajo të përballet me valët e trazuara të qeverisjes së keqe e të kapjes së shtetit, meriton mbështetje të gjerë e të parezervë qytetare’.

Postimi i plotë:

Qytetarë të nderuar

Vendosim sot, që znj. Vjosa Osani të jetë kandidate e LDK-së për Kryeministre të Kosovës. Dje, ajo mori përkrahjen e plotë të Kryesisë së LDK-së.

Vjosa është kandidatja e parë grua që nominohet për pozitën më të lartë qeveritare në Kosovë. E arsimuar dhe e përgatitur në Kosovë dhe SHBA. E re. Por, me përvojë shtetërore e parlamentare për tu përballur me sfida të mëdha dhe shumë serioze.

Vjosa nuk ishte e vetmja kandidate e LDK-së për këtë pozitë. Ishte, poashtu, z. Lutfi Haziri, tani Kryetar i Gjilanit. Më herët zëvendëskryeministër e deputet. Z. Haziri me shembullin e një veprimtari të devotshëm të LDK-së, një lideri me të cilin krenohemi jo vetëm ne në LDK, kësaj radhe i dha përkrahje të parezervë Vjosës.

Përkrahjen e sigurt e pres sot nga Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës. E nesër, nga qytetarët e Kosovës.

Një grua; një nënë e re, e përkushtuar për familjen dhe vendin e vet, që ka guxim dhe kurajo të përballet me valët e trazuara të qeverisjes së keqe e të kapjes së shtetit, meriton mbështetje të gjerë e të parezervë qytetare. IM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat