Osmani, Mustafës: Faleminderit për përkrahjen

Aktuale

Osmani, Mustafës: Faleminderit për përkrahjen

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 10:49
Vjosa Osmani

Kryetari i LDK-së përmes një postimi në Facebook ka njoftuar zyrtarisht për nominimin e Vjosa Osmanit për Kryeministre nga LDK-ja. E ndaj këtij shkrimi ka reaguar edhe Vjosa Osmani duke thënë se i është falenderuese Mustafës për përkrahjen.

Mustafa ka shkruar se Osmani është e gatshme dhe ka guxim për të qeverisur me Kosovën.

“Një grua; një nënë e re, e përkushtuar për familjen dhe vendin e vet, që ka guxim dhe kurajo të përballet me valët e trazuara të qeverisjes së keqe e të kapjes së shtetit, meriton mbështetje të gjerë e të parezervë qytetare”, ka shkruar Mustafa.

E ndaj këtij postimi të Kryetarit të LDK-së ka reaguar Osmani, duke shkruar “Faleminderit Kryetar për besimin” në Facebook.

Mustafa ka shkruar po ashtu se nominimin e Vjosa Osmanit për kryeministre pret që ta përkrah edhe Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat