Bunajku-Rexhepi: Vjosa Osmani, profesioniste e dëshmuar, Haziri figurë e fuqishme politike

Aktuale

Bunajku-Rexhepi: Vjosa Osmani, profesioniste e dëshmuar, Haziri figurë e fuqishme politike

Nga: A.SH Më: 27 gusht 2019 Në ora: 13:24
Osamni, Bunajku dhe Haziri

Ish-deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi ka thënë se, LDK-ja kaloi me mençuri zgjedhjet e brendshme dhe se meritë për zgjedhjet e brendshme në kohë të vështira i mbetet të gjithë anëtarëve e delegatëve të LDK-së. Por si kudo, roli vendimtar për ta dëgjuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe anëtarësisë së gjerë të LDK-së, do t'i shkojë pjekurisë së figurës më të fuqishme politike dhe vizionit të Lutfi Hazirit.

Ajo ka uruar edhe kandidaten e LDK-së për Kryeministre duke e cilësuar si profesioniste e dëshmuar.

Postimi në Facebook:

LDK kaloi me mençuri zgjedhjet e brendshme

Meritë për zgjedhjet e brendshme në kohë të vështira i mbetet të gjithë anëtarëve e delegatëve të LDK-së. Por si kudo, roli vendimtar për ta dëgjuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe anëtarësisë së gjerë të LDK-së, do t'i shkojë pjekurisë së figurës më të fuqishme politike dhe vizionit të Lutfi Hazirit. Po e përmendi Lutën, sepse me idetë e tij për kandidatin konsensual për kryetar dhe tash për kryeministre, LDK arriti të jetë unike dhe me një rikthim të madh të fitores gati si në kohën e ish-presidentit historik Ibrahim Rugova. Urime kryeministrja e parë grua! Urime Vjosa Osmanit - profesionistes së dëshmuar! Na priftë e mbara të gjithëve dhe i ftoj të gjitha gratë e Kosovës të ndjekin modelin e Vjosën, por edhe t'i bashkohen asaj në këtë qeverisje të ardhshme - qeverisjes për qytetarë, e jo për pushtetarë!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat