LDK-ja pas mbledhjes së Këshillit Drejtues: Shkojmë vet në zgjedhje, VV-ja ishte e pasinqertë

Aktuale

LDK-ja pas mbledhjes së Këshillit Drejtues: Shkojmë vet në zgjedhje, VV-ja ishte e pasinqertë

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 14:35
Pamje nga deklarata në media

Pas mbledhjes së Këshillit Drejtues dhe kryetarëve të degëve të LDK-së, në një deklaratë për media, kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se fokusi i LDK-së për bashkëqeverisje, është me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Fokusi ynë si qeveri për partnerët e ardhshëm për bashkë qeverisje është me vv dhe do diskutojmë në ditët në vijim. Jemi të bindur që LDK-ja do të ia kthej shpresën qytetarëve në çdo komunë. Vetëvendosje duhet të i bashkohet LDK-së në udhëtimin e një epoke të re në ndryshimet e mëdha që do ta ç’kapin shtetin nga krimi dhe  korrupsioni. Unë jam krenare që jam nuse e Preshevës dhe që gjatë tërë verës jetoj në Gjilan, të udhëhequr nga z.HazirI”, tha Osmani.

Osmani u shpreh se deklaratat e Lëvizjes Vetëvendosje se këta të fundit do të shkojnë vetë në zgjedhje, tregojnë se kjo parti nuk ka qenë e sinqertë për bashkëpunim.

“Haziri e ka sqaruar disa herë që përkundër faktit që e ka një besim të tij e ka respektuar dhe ka punuar për këshillin unanim të përgjithshëm. Vetë deklaratat e tilla tregojnë që një bashkëpunim nuk e paskan pasur të sinqertë, ne jemi të hapur për bashkëpunim dhe kjo mund të ndodhë vetëm në bazat e respektimit reciprok”, shtoi Osmani.

Ndërsa Lutfi Haziri nga kjo parti, tha se do të dëshmohet se Vjosa Osmani, është kandidate më e denjë për kryeministre se sa ai nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Është një format që ne kemi filluar me bisedua ne kemi vullnet dhe dëshirë politike dhe angazhim të sinqertë unë i kisha thënë taborit të LDK-së dhe VV-së që të jenë më të kujdesshëm në deklarata. Kemi me dëshmua që Vjosa nuk është vetëm kandidate e LDK-së por është kandidate më e mirë se edhe Vetëvendosja. Unë dhe Vjosa s’kemi pasur kurrë barriera. Jam i lumtur që kam mbështetë zgjedhjen e saj për nominim final për kryeministre. Nga sot Vjosa është zgjedhë edhe nënkryetare e LDK-së”, tha Haziri.

“Po punojmë me shkua bashkë, LDK është e gatshme me i fitua zgjedhjet vetë por po donë me bë fitoren e madhe përtej LDK-së, pra ne e kemi vullnetin politik me shkua bashkë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat