Kosova dhe Belgjika për thellim të marrëdhënieve

Aktuale

Kosova dhe Belgjika për thellim të marrëdhënieve

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 15:49
Behgjet Pacolli dhe Jean-Louis Servais

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, priti në takim shefin e zyrës së Belgjikës në Kosove, Jean-Louis Servais, së bashku me Roland Van Remoortele, inspektor i posteve diplomatike.

Pacolli falënderoi të pranishmit për përkrahjen që shteti i Belgjikës i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat e rëndësishme të shtetndërtimit, si dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Pacolli theksoi se Kosova është promovuese e paqes dhe fqinjësisë së mirë në rajon, të cilin, siç tha ai, “ e kemi dëshmuar edhe në dialogun për fqinjësi të mirë me Serbinë, që është në dobi të paqes dhe stabilitetit në gjithë rajonin, dhe në dobi të afrimit të Kosovës me strukturat euroatlantike”.

Shefi i zyrës Jean-Louis Servais, theksoi se Belgjika mbështet fuqishëm shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës dhe integrimin e saj në strukturat euro-atlantike.

“Ne do të jemi të angazhuar për të thelluar marrëdhëniet ndërmjet Belgjikës dhe Kosovës në të gjitha sferat e rëndësishme si dhe vlerësojmë progresin në Kosovë dhe rolin e saj konstruktiv për paqen dhe fqinjësinë e mirë në rajon”, tha Servais.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat