Osmani dhe Haziri thonë se i kanë tejkaluar barrierat në mes tyre

Aktuale

Osmani dhe Haziri thonë se i kanë tejkaluar barrierat në mes tyre

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 15:58
Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre të ardhshme të Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se barrierat me nënkryetarin e kësaj partie, Lutfi Haziri tashmë janë tejkaluar.

Ajo u shpreh se nuk do të lejojë assesi të krijohen barriera të tilla me Hazirin.

Këto komente ajo i bëri pas pyetjes që iu bë rreth një deklaratë të mëhershme të Hazirit, i cili Osmanin e kishte quajtur  “nusja nga Presheva”, ku edhe kishin shfaqur kundërshtimin e tyre lidhur me idenë për shkëmbimin e territoreve.

Osmani:  Barrierat me Hazirin janë tejkaluar

“Unë jam krenare që jam nuse e Preshevës, jam po ashtu krenare që gjatë tërë verës jetoj në komunën e Gjilanit të udhëhequr nga zotëri Haziri. Të gjitha barrierat që i kemi pasur ndërmjet nesh dhe të cilat janë ndërtuar artificialisht janë tejkaluar dhe nuk do të lejojmë assesi që ato të ndodhin apo të ndërtohen sërish”, tha Osmani.

Në anën tjetër, nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri tha se me Vjosa Osmanin nuk kanë pasur kurrë barriera, dhe se gjithnjë kanë bashkëpunuar në nivele institucionale, teksa dallimet me idenë për shkëmbimin e territoreve i ka quajtur të natyrës politike.

Haziri: Unë dhe Vjosa nuk kemi pasur kurrë barriera

“Unë dhe Vjosa nuk kemi pasur kurrë barriera, përkundrazi kemi bashkëpunuar në nivele institucionale dhe politike shumë, dallimet politike që i ka shfaqur Vjosa kanë qenë të natyrës politike dhe janë ruajtur deri në fund të natyrës politike. Jam jashtëzakonisht i lumtur që kam mbështet zgjedhjen e saj për nominim final për kryeministër, mbështetje jo vetëm politike, mbështetje njerëzore”, u shpreh Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat