Kosova dhe Hungaria zotohen për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve reciproke

Aktuale

Kosova dhe Hungaria zotohen për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve reciproke

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 16:24
Behgjet Pacolli dhe Bela Bozsik

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli dhe i Ngarkuari i përkohshëm me Punë të Ambasadës Hungareze në Prishtinë, Bela Bozsik gjatë një takimi sot rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes dy vendeve, me zotime dhe përkushtime të reja për forcimin e mëtejmë të këtyre marrëdhënieve në fusha të interesit të përbashkët.

I Ngarkuari me Punë Bozsik me këtë rast i përcolli një letër urimi që Shkëlqesia e Tij Peter Szijjarto, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Hungarisë, dërgon me rastin e ditëlindjes së zëvendëskryeministrit të parë Pacolli, njofton MPJ e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat