A po dështon koalicioni LDK-VV? – Lutfi Haziri se pranon Albin Kurtin kandidat për kryeministër

Aktuale

A po dështon koalicioni LDK-VV? – Lutfi Haziri se pranon Albin Kurtin kandidat për kryeministër

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 17:59
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është përgjigjur në pyetjen se a e pranon Albin Kurtin si kandidat për kryeministër në zgjedhjet që do të mbahen më 6 tetor.

Haziri ka thënë se ai e pranon vetëm Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre, duke thënë se ai është i bindur se ajo (Vjosa Osmani v.j) do të jetë fituese e zgjedhjeve.

“Unë e pranoj Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre. Përtej kësaj, unë jam i bindur se LDK me kandidaten e saj do t’i fitojë zgjedhjet”, ka thënë Haziri në Info Magazine.

Po ashtu, Lutfi Haziri, i është përgjigjur deklarimeve të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi dhe Xhelal Svecla.

Haziri, teksa i është përgjigjur Bislimit, me atë që “duhet të bëhet një sondazh kredibil për ta parë se a është LDK a po VV në vendin e parë, në mënyrë që të caktohet edhe kandidati për kryeministër”.

Ai ka thënë se këto probleme nuk zgjidhen me sondazhe e përceptime, teksa ka shtuar se më e rëndësishme është që të nxjerret Kosova nga kjo situatë në të cilën gjendet.

“Nuk zgjidhen problemet politike me sondazhe dhe me përceptime, e ndoshta me këmbëngulësi lidhur me një emër. A duhet të sjellët kredibiliteti i individit, a kemi ardhur në një fazë ku është e rëndësishme që të ndryshohet gjendja, e jo vetëm të flitet për një emër. Ne kemi qenë 4/5 emra që kemi synuar që të jemi kandidatë për kryeministër, por në fund kemi gjetur një emër sikurse ajo e Vjosa Osmanit, që të gjendet një vijë e rëndësishme për ti fitu zgjedhjet”, ka thënë Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat