Osmani tregon se për çfarë plani qeverisës kanë diskutuar me Vetëvendosjen

Aktuale

Osmani tregon se për çfarë plani qeverisës kanë diskutuar me Vetëvendosjen

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 19:17
Vjosa Osmani

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për postin e kryeministrit të vendit, Vjosa Osmani në një intervistë për Zërin e Amerikës ka thënë se kanë ftuar Lëvizjen Vetëvendosje për një koalicion ku pozita e kryeministrit do t’i takonte LDK-së.

Osmani tha se ky bashkëpunim mund të ndodhë vetëm nëse ka respekt reciprok mes LDK-së dhe VV-së.

“Ne i kemi ftuar VV-në që të na bëhen bashkë në këtë proces të ndryshimit historik të Kosovës. Ka pasur vendim unanim që qeveria të udhëhiqet nga LDK. Bashkëpunimi mund të ndodh vetëm nëse ka respekt reciprok. Pra presim nga VV që këtë ta dëshmojë edhe në vepër jo vetëm në fjalë. Jemi të bindur që LDK është e para dhe ta shkruajmë historinë e re të Kosovës”, tha Osmani.

Ajo tha se “kanë mbetur edhe tri ditë për të pasur diskutime, por pavarësisht epilogut ne e shohim LDK-në si fituese si të vetme edhe si me VV-në. VV-në e shohim si partner të pakontestueshëm”

E pyetur lidhur me planin e qeverisjes me rotacion, Osmani tha se mes dy partive është propozuar ‘formacioni’ 4+4.

“Me VV-në kemi diskutuar 4+4, pra njëra parti të udhëheqë 4 vite pastaj 4 vitet tjera partia tjetër. Megjithatë kjo ka qenë vetëm propozim. Ne duhet të diskutojmë shumë më seriozisht dhe shumë më seriozisht”, tha dnër të tjera Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat