“Ashtu siç e sollëm ndryshimin në Prizren e Mitrovicë, do ta bëjmë në Kosovë, me Albin Kurtin kryeministër”

Aktuale

“Ashtu siç e sollëm ndryshimin në Prizren e Mitrovicë, do ta bëjmë në Kosovë, me Albin Kurtin kryeministër”

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 19:46
Pamje nga takimi

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe ai i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, janë bërë bashkë edhe sot, përveç që ditë më parë ata u bashkuan në Lëvizjen Vetëvendosje.

Haskuka ka thënë se ashtu siç e kanë sjellur ndryshimin në Prizren dhe Mitrovicë, ashtu do e bëjnë edhe në Kosovë, me kryeministër Albin Kurtin.

Kryetari i Prizrenit, u zotua se bashkë me Bahtirin, do të punojnë ditë e natë që të bëhet ndryshimi në vend.

Nga veriu në jug, së bashku me kryetarin Agim Bahtiri do të punojmë natë e ditë që ta bëjmë ndryshimin, që e keqja të largohet njëherë e përgjithmonë.

Ashtu siç e sjellëm ndryshimin në Prizren e Mitrovicë, tash me Kryeministër Albin Kurtin do ta bëjmë ndryshimin në gjithë Kosovën.

Luftimin e krimit dhe korrupsionit nuk mund ta bëjnë ata që kanë bashkëqeverisur me dekada, por këtë mund ta bëjë vetëm Lëvizja VETËVENDOSJE me në krye Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat